Në prani të 80 delegateve, kuvendi zgjedhor i AKR-së dega në Podujevë sot zgjedhi strukturat udhëheqëse të këtij forumi, ku me shumicë votash kryetare u zgjodh Albulena Gashi, nënkryetare Teuta Bekteshi e Pranvera Breznica, sekretare Arjeta Fetahu si dhe Kryesia prej 11 anëtareve, njofton Llapi.info.

Punimet e Kuvendit i hapi kryetari i degës Mahmut Rexhepi i cili kritikoi komunën sipas tij, për dështimet e në qeverisjes lokale në Podujevë i cili deklaroi se me AKR-në gratë do të kenë vendin e merituar në shoqëri.

“Ka ardhur koha që bashkërisht të punojmë për një mirëqenie sociale me të mirë për të gjithë. Me AKR-në vjen fuqizimi dhe emancipimi i femrës në shoqëri, shtoi nder të tjerash kryetarja e forumit të gruas së AKR-së në nivel vendi Mirlindë Gashi.

Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli delegatet i përshëndeti dhe i dha mbështetje  koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli i cili tha që në AKR gratë do të jenë çdo herë pjesë e  vendimmarrjes dhe proceseve të rëndësishme të shtetndertimit./Llapi.info/