Një aksident ka ndodhur sot në pasdite në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lebanë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 ku një veturë e tipit Golf 4, është rrokullisur rreth 300 metra nga shpejtësia e madhe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ishte një vetaksident, me ç’rast janë lënduar tre persona, të cilët kanë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 14:50 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në Lebanë ka ndodhur një vetaksident trafiku she si pasojë tre persona janë lënduar, dhe më pas janë dërguar në QKUK. Njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Koha.net.

Hoxha më tutje ka thënë se Polica është duke hetuar rastin për të identifikuar shkaqet e aksidentit.