Nota mesatare e arritur prej vetëm 2.37 nga nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta nga shkollat e mesme në komunën e Podujevës ka shqetësuar në masë të madhe banorët e këtij qyteti, njofton Llapi.info.

Flakron Gashi këshilltar në asamblenë komunale të komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së ka thënë se gjendja e arsimit në Podujevë është alarmante.

Sipas tij, sistemi arsimor në komunën e Podujevës është shëndërruar në qendër të punës sociale pasi që sipas tij, po u bëhen favore militantëve të LDK-së të cilët po punësohen pa i përmbushur kriteret.

“Përderisa sistemi arsimor në komunën e Podujevës shëndërrohet në qendër të punës sociale sa për ti bërë dikujt një kontratë pune dhe për ta vënë në listën e pagave një militant ose një zyrtarë të caktuar politik me status të LDK-së atëherë kurrë nuk do të pritet rezultat më i mirë.”

Mes të tjerash ai ka thënë se ka raste kur mësimdhënësit të kualifikuar për një lëndë tjetër, e që sipas tij japin mësim për lëndë tjera.

“Shembull tjetër është kur mësimdhënësit me shkollë të mesme e të padiplomuar u dhënë mësim nxënësve në shkollat e mesme. Ose kur mësimdhënësi ligjëron lëndën e biologjisë apo kimisë ndërsa ka të përfunduar studimet për gjuhën frënge. Asnjëherë nuk do të pritet rezultat më i mirë. Ky është shqetësimi kryesor ndërsa praktika e deritanishme ka treguar se zyrtarët komunal në Podujevë se kanë rehatuar zyrtarët partiakë.”, ka thënë Gashi.

Rënien e rezultatit të testit të arritshmërisë dhe mos vullnetin për nësim e pranon edhe Ismet Beqiri zëvendës drejtor në shkollën teknike F.Noli në Podujevë.

“Është e vërtetë që motivi është i nivelit shumë të ulët dhe përkundër punës së madhe që bëhet në këtë shkollë, rezultatet nuk janë shumë të mira. Nuk mund ti demantojë kur flasin shifrat. Nota mesatare bie vërtetë poshtë në gjysmë vjetorin e parë, mungon motivi. Mungon zhvillimi ekonomik”, është shprehur Beqiri.

Vlen të ceket se nga shkolla Teknike “F.Noli” testin e maturës kanë arritur ta kalojnë vetëm 25.21 përqind ndërsa nga shkolla Ekonomike “Isa Boletini” testin e kanë kaluar vetëm 40.825 përqind.

Kjo tregon që 67% e maturantëve të këtyre dy shkollave të mesme nuk kanë treguar aftësi bazike