Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për projektin “Rregullimi i ndriçimit publik në qytetin e Podujevës” me vlerë prej 100 mijë eurove, transmeton Llapi.info.
Këtë Veliu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se kjo marrëveshje parasheh bashkëfinancimin e projektit i cili ka të bëj me ndriçimin publik në Podujevë.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e ndriçimit publik në segmentin e parë përgjatë magjistrales Podujevë – Merdar, kompletimin e ndriçimit publik në Rrugën “Skenderbeu” dhe ndriçimin e ndonjë rruge tjetër në qytet” ka shkruar ai.
Sipas Veliut, Podujeva ka ndarë edhe 50 mijë euro shtesë për këto projekte që do të kapnin shifrën e 150 mijë eurove për rregullimin e ndriçimit.
“Marrëveshja e nënshkruar me MAPL, është në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa për këto projekte Komuna ka ndarë edhe 50 mijë euro”, ka përfunduar Veliu./Llapi.info