Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi Nuhi Osmani.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Osmani e cila ka njoftuar se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.
Nuhi Osmani ishte mësimdhënës në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e mërkurë nga ora 16:00 në varrezat afër Xhamisë së fshatit Gllamnik.
Njoftimi i familjes Osmani:
“Njoftojme te gjithe farefisin,miqte dhe shoket se pas nje semundje te rende sot nderroi jete baba jone Nuhi Osmani.
Varrimi i te ndjerit behet neser tek varrezat afer Xhamise se fshatit Gllamnik (e Merkur) nga ora 16.
E pamja mbahet te Restaurant Jeta (Toverlani).”