Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vënia e gurthemelit në vendkalimin kufitar në Merdarë, është rezultat i dialogut dhe që Kosova ka arritur sukses në arenën ndërkombëtare, transmeton Llapi.info.
“Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit ndërkufitar për të rritur sigurinë, paqen, stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në Evropë”
“Ne po bëjmë progres në vizionin euroatlantik, prandaj presim mbështetjen e merituar të partnerëve tanë NATO-s e Bashkimit Evropian”.
Ajo ka thënë se ky gurthemelit është një ‘dhuratë’ për Kosovën, në prag të nëntë vjetorit të Pavarësisë dhe rezultat i dialogut në mes të vendit tonë dhe Serbisë.
“Vënia e gurthemelit këtu në Merdare sot, është dhurata jonë për ditëlindjen e nëntë të shtetit tonë”.
“Ky është një gur më shumë në themelet e shtetit, sovranitetit dhe prosperitetit. Ky është rezultat i dialogut për fqinjësi të mirë që po e zhvillojnë në Bruksel”.