Siguria në Komunën e Podujevës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pësuar një ngritje të lartë dhe e gjithë kjo falë rënies së numrit të raportimeve të rasteve në Policinë e Kosovës, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur kapiteni i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, sot në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi ku tha se gjendja e sigurisë në Podujevë është e qetë dhe stabile.
Sipas tij, krahasuar periudhën e njëjtë me vitin e kaluar në Podujevë, rastet e raportuara kanë pësuar rënie për 50 për qind.
Si shqetësues për jetën e banorëve të llapjanëve Bekimi e ka potencuar rrezikun i cili vjen nga qenët endacak të cilët brenda javës së fundit kanë sulmuar tre fëmijë.
Në këtë takim Bislimi ka përmendur edhe arrestimin e 13 personave të dyshuar për vjedhje të ndryshme./Llapi.info