Muaj më parë i kishin humbur të dy djemtë për shkak të pa mundësisë për t’iu ofruar tretman mjekësorë. Kanë frikë se do të humbnin edhe vajzën 7 vjeçare, e cila ditë më parë u sulmua nga qentë endacak. Dhe, e gjithë kjo frikë vjen nga kushtet e rënda ekonomike për t’i ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tyre, shkruan Llapi.info

Është familja e Bajram Ajetit nga Komuna e Podujevës e cila jeton në Lagjen e Kuvajtit, ajo e cila ka nevojë për ndihmë.

Deri më tani personi i cili ka marrë iniciativë për ti ndihmuar kësaj familje është këngëtari Labinot Tahiri. Ai përmës Facebook ka thënë se nëse askush nuk i del në ndihmë kësaj familjeje, atëherë do e ndihmoj vetë këtë familje.

Ai këtë e tha përmes një paraqitjeje Live në Facebook ku edhe ka mirëpritur kontributin e personave vullnetmirë për atë.

Mirmbrëma të gjithëve! Tema me ju është për vajzen të cilen e kanë kafshuar qentë endacak në Podujve!
Familjes, Komuna e Podujeves, Kryetari i saj, ia ka nda tre-ari truall! Neve nese na e mundeson Zoti dhe zemra mund te bejm me shtëpi!
Mjafton ta marr pelqimin nga ju dhe besoj qe mbrenda 24 ore ia tubojme paratë.
Zoti na ndihmofte!”, ka thënë Labinot Tahiri./Llapi.info