Sulmuesi i Llapit, Berat Hyseni është shprehur i kënaqur me kalimin në çerekfinale të DigitAlb Kupës, pas eliminimit të Feronikelit, transmeton Llapi.info.
Por, ai ka befasuar me dëshirën e tij për kundërshtarin e radhës. I pyetur se cilën skuadër do ta dëshironte në çerekfinale, Hyseni pohoi se Prishtinën.
“Dua që të ndeshemi me Prishtinën. Ideja është që kundërshtarët e fortë t’i eliminojmë që tani. Llapi është vështirë të mundet”, deklaroi Hyseni.
Kujtojmë se sulmuesi i njohur dikur ishte pjesë e klubit nga kryeqyteti dhe është synim i tij që ta mposhtë ish-ekipin./Llapi.info