Të harruar nga organet gjegjëse dhe mos përkujdesja e tyre ndaj varrezave të dëshmorëve, ka shtyrë një banor të Podujevës që me vetiniciativë të përkujdeset për lapidarët e dy dëshmorëve të Llapit, njofton Llapi.info.

Flamujt e vendosur në shenj respekti ndaj dëshmorëve, Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu, të cilët ishin në gjendje të leckosur, sot janë ndërruar nga Berat Stublla banor i fshatit Herticë i Komunës së Podujevës.

“Në shenjë nderimi dhe respekti ndaj veprës së dëshmorëve të kombit Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu, sot ndjemë për obligim moral të bëjmë ndërrimin e flamurëve në lapidarin e ngritur për ta në vendin e rënies së tyre në fshatin Surdull të Podujevës.
Krenohemi me veprën e tyre dhënë për atdhe!” ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se në gjendje të njëjtë janë edhe flamuj në varreza tjera të dëshmorëve të shumtë të anës së Llapit madje, në disa varreza përveç flamujve të grisur në gjendje të mjerueshme janë  edhe përmendoret e tyre të cilat janë shkatërruar tërsisht./Llapi.info

12773228_10205555769789303_1722625188_o
12789688_10205555770349317_1902732943_o
12773337_10205555770149312_963996565_o
12788491_10205555770549322_1261014331_o