Kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundimin e mandatit, por kryetarët e 4 komunave të rajonit të Prishtinës kanë edhe shumë premtime të papërmbushura.

Sipas letërnjoftimit të komunave, të përgatitur nga Instituti GAP , në azhurnimet e fundit (30 dhjetor 2016) shihet se kreu i Podujevës, Agim Veliu, ka realizuar 9 nga 15 premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e vitit 2013, shkruan sot “ Koha Ditore”.

Pas tij vjen Xhafer Gashi i Obiliqit, i cili ka po aq premtime sa Veliu, por që deri tashti i ka përmbushur 8 prej tyre, pastaj Burim Berisha i Fushë-Kosovës i ka përfunduar 5 nga 12 premtimet e bëra, dhe në fund është kreu i Graçanicës, Vladeta Kostiq, i cili nga 11 premtimet e bëra ka arritur t’i përmbushë vetëm 4.