Stacioni policor në Podujevë ka ndarë Letër falënderimi për portalin informativ “Llapi.info” për raportimin korrekt në raport me situatën sigurisë në Komunës së Podujevës.
Në letrën falënderuese që komandanti i stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi ka ndarë për “Llapi.info” thuhet se kjo mirënjohje vjen falë punës dhe informimit korrekt të qytetarëve të Podujevës.
““Dëshiroj të ju falënderoi dhe shprehi mirënjohje për bashkëpunim të mirë dhe korrekt në informimin e qytetarëve në raport me situatën e sigurisë në Komunën tonë. Mbesim me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën falenderuese.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes “Llapi.info” dhe Policisë në Podujevë, mirënjohje të tillë portali pati pranuar edhe vitin e kaluar./LLapi.info/