5 persona të dyshuar kanë sulmuar dhe në fund e kanë therur me thikë një person mbrëmë në ora 17: 45 minuta në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një thikë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info