Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur se ka zgjedhur Flakron Gashin zëdhënës të kësaj dege, transmeton Llapi.info.
Në mbledhjen e mbajtur nga kjo parti për përzgjedhjen e strukturave të saja partiake ditën e diel, kjo parti akuzoi edhe qeverisjen lokale duke e quajtur atë si një qeverisje e shëmtuar e cila ka bërë shkelje të shumta në sfera të ndryshme.
Ja edhe komunikata e plotë e PDK- së
Me pjesëmarrjen e tre anëtareve te Kryesisë qendrore të PDK-se, Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Hajredin Hyseni, te dielën ne Podujevë nen drejtimin e kryetarit Muhamet Latifi, Kryesia e degës së kësaj partie mbajti një mbledhje për shqyrtimin dhe konsolidimin e metutjeshëm të aktivitetit të saj me strukturat e partisë, ku u konstatua se përkundër lëshimeve eventuale, kjo degë ka bërë një punë të madhe nëpërmjet këshilltarëve të vet, të cilët kanë denoncuar shumë raste të keqmenaxhimit, uzurpimit dhe shkelje tjera të pushtetarëve, si në sferën e arsimit, poashtu edhe në sfera tjera.
Anëtarët e Kryesisë qëndrore diskutuan edhe për një riorganizim më të mirë të strukturës së degës, duke i përfshirë shtresa të ndryshme të qytetarëve, me theks të veçantë përfshirjen e të rejave dhe të rinjve me shkollim akademik në vendimmarrje, në mënyrë që ata të japin kontributin e tyre për projekte të ndryshme dhe të bëjnë më të lehtë zgjidhjen e problemeve shumta të qytetarëve llapjan, të cilat janë krijuar nga qeverisja e shëmtuar e pushtetit lokal në Podujevë.
Kryesia zgjodhi edhe një Komision për hartimin e një projekt-programi për aktivitet politike me qytetarët dhe grupet e interesit.
Kryesia në këtë takim zgjodhi Flakron Gashi – zëdhënës të degës.