Një person ka mbetur i lënduar sonte në një aksident trafiku në orën 18:00 në fshatin Sibofc të Podujevës, njofton Llapi.info

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës, ku tha se i lënduari ka lëndime të lehta trupore.

“Në këtë aksident është vetëm një person i lënduar edhe ai, ka vetëm disa lëndime të lehta trupore” tha ai.

Siç shihet edhe në video, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës të cilat janë marrë me rastin./Llapi.info