Skuadra kryeqytetase, Prishtina, nuk do të jetë e vetme nesër në Podujevë.

Tifozët e kësaj skuadre kanë vendosur që klubin e zemrës së tyre ta përkrahin nesër edhe në stadiumin e qytetit të Podujevës ndaj Drënicës, transmeton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur prijësi i “Plisave”, Albert Kastrai, i cili ka thënë se Prishtina do ta ketë përkrahjen tonë edhe në “Zahir Pajaziti”.

Prishtina nesër do të përballet me Drenicën në stadiumin e qytetit në Podujevë prej orës 13:00./Llapi.info