Sot ka filluar të mbahet falas kursi i gjuhës gjermane në Podujevë ku sipas një njoftimi të bërë nga menagjeri i projektit Genc Rashiti, përfitues janë 150 persona, shkruan Llapi.info.

Sipas Rashitit, gjatë javës pritet të rritet ky numër, ku pritet që të pranohen edhe 50 persona ta tjerë.

Numri i aplikuesve për të marrë pjesë në këtë kurs ka qenë 667 persona për 150 vende, thuhet në njoftim.

Rashiti ka falënderuar donatorët dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt.

Njoftimi i plotë.

“Iniciativa Vullnetare RB Sot filloj projekti i gjuhës gjermane, në fazën e parë perfitues jane 150 veta. Gjatë muajit presim ta rrisim numrin e përfituesve të këtij kursi. Qëllimi kryesor i projektit është mësimi i gjuhës gjermane, punsimi brenda vendit, studimi jashte vendit dhe punesimi jashte vendit.

Numri i aplikuesve ka qene 667 per 150 vende. Vision Group kompani serioze ofron kushte të mira dhe së bashku me ta parashohim që ta rrisim numrin e ndjeksëve të kursit gjatë verës, në projektin e ardhshëm dhe rritjen e numrit të profesorëve. Për mbështetje e falenderojm Komunën e Podujevës, Drejtorin e Kulturës, Drejtorin e Arsimit, Shkollën e mesme “Fan S. Noli”. Po ashtu e falenderoj grupin punues Vedat Azemi asistent i projektit, Arben Muçolli mësimdhënës, Rinor Hakaj kordinator dhe Reshat Blakçori-Leka. Respekt për ju menagjeri i projektit Genc Rashiti. Iniciativa Vullnetare RB