Ka ndërruar jetë njëri nga dy personat e lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 minuta në fshatin Peran të Podujevës, njofton Llapi.info

Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku tha se personi në fjalë ishte në gjendje të rëndë edhe në kohën kur është dërguar për në QKUK në Prishtinë pasiqë kishte lëndime të rënda në kokë.

Besohet se i vdekuri është rreth moshës 40 vjeçare. Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshira dy vetura./Llapi.info