Klubi futbollistik nga Podujeva, Llapi, sot do të përballet ndaj kampionit në fuqi Feronikeli nga Drenasi, njofton Llapi.info.

Përballja në mes vendit të tretë dhe të katërt, vende të cilat i zënë këto dy ekipe me nga 39 pikë, do të bëhet sot nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në rast se Llapi fiton ndaj Feronikelit, bardh e kaltrit nga Podujeva do të rrëmbejnë pozitën e dytë në tabelë pasiqë përcjellësi i parë i Trepçës ’89, Prishtina, u mposht dje nga kjo e fundit me rezultat 1-0.

Llapi në Drenicë udhëton i motivuar pas nxjerrjes së tri pikëve përball Gjilanit ditën e shtunë të cilën e fitoi me rezultat 1-0 me anë të golit të Florim Bërbatovcit./Llapi.info