Sulmuesi i Llapit, Arleison Martinez është ndarë nga grupi me arsye. Kolumbiani ende pa nisur stinori pranveror kishte pësuar një lëndim që vazhdon ta mbajë jashtë fushave.
Kësisoj, ai ka zgjedhur që për disa ditë të qëndrojë në Belgjikë për ekzaminime më të hollësishme, pasi shkalla e lëndimit duket të jetë më serioze se që pritej, merr vesh Gazetasheshi.com.
Kësisoj, ekziston rreziku që Martinez ta humbë krejtësisht stinorin pranveror edhe pse duhet pritur rezultatet e testeve apo edhe tretmanin që mund ta kryejë atje.
Martinez ka vetëm një paraqitje me Llapin në stinorin vjeshtor në fitoren 3:1 kundër Hajvalisë në Podujevë.
Martinez kishte ardhur në vjeshtë te Llapi fillimisht në prova, duke ia mbushur syrin trajnerit Tahir Batatina, futbollist të cilin e preferonte.
Ndërkohë, kolumbiani tjetër i ardhur pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Antoine Valencia ishte liruar ende pa nisur stinori pranveror.