Sot në ora 15:40 minuta një vajzë e moshës së rritur është goditur nga një veturë në rrugën Skënderbeu në Podujevë, njofton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se pas trajtimit që i është bërë në asaj vajze në Emergjencë, ajo më pastaj është dërguar për në QKUK.
“Po e kanë pru një vajzë këtu ku edhe ka marr trajtimin në Emergjencë e pastaj e kanë dërguar për në QKUK për trajtim të mëtejshëm” tha ai.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Llapi.info