Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka komentuar projektligjin e transformimit të FSK- së në ushtri, transmeton Llapi.info.

Lidhur me këtë, Veliu ka thënë se çdo veprim i ndërmarrë në këtë drejtim do duhej të ishte në koordinim me SHBA- në dhe NATO-n pasiqë veprime të njëanshme do të shkonin në dëm të vendit.

“Konsideroj se çdo veprim do të duhej të ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-n, sepse çdo veprim i njëanshëm mund të jetë i dëmshëm dhe të humbet mbështetja e miqve tonë”, tha ai.

Kujtojmë se ditë më parë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  ka iniciuar një Projektligj përmes të cilit synohet që FSK të transformohet në ushtri./Llapi.info