Dje rreth orës 18:50 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë raportohet se një person ka vozitur veturën e tij në mënyrë të pakontrolluar kështu duke rrezikuar vozitësit e tjerë në komunikacion, njofton Llapi.info.
Njësiti policor në Podujevë ka vazhduar në drejtim të tij, me ç’rast gjatë ndaljes është shkaktuar aksident trafiku me veturën e të dyshuarit.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime
Si zakonisht, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.