Llapi ka arritur që të fitoj dramën e zhvilluar sot në “Zahir Pajaziti në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Pasi mposhti Feronikelin me rezultat 2- 4 me anë të penaltive javë më parë, Llapi ka mposhtur sot edhe Lirinë e Prizrenit me rezultat 4-3 për të vazhduar rrugën drejt titullit të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Festim Krasniqi hapi i pari serinë e golave në këtë takim. Goli erdhi nga penaltia në minutën e 36-të pasiqë Krasniqi një minutë më parë u pengua në zonë nga Gashi i Lirisë.
Pa kaluar dy minuta të plota, Llapi dyfishoi epërsinë. Edhe kësaj radhe Festim Krasniqi u involvua në këtë gol. Ai asistoi për Berat Hysenin i cili në minutën e 38 realizoi për 2-0.
Kur të gjithë pritnin se pjesa e parë do të mbyllej me dy gola epërsi për bardh e kaltrit, Blendi Manaj në minutën e 45+ realizoi pas një goditjeje të lirë nga rreth 25 metra.
Me të filluar pjesa e dytë futbollistët e Lirisë kërkuan barazim të rezultatit . Në minutën e 52- të shënuesi i golit të parë, Blendi Memaj godet sërish nga goditja e lirë por kësaj radhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli ishte në vendin e duhur.
Pas presionit që bënë futbollistët mysafir, erdhi edhe goli i barazimit me anë të Henry Chibueze. Ishte minuta e 56- të kur rezultati u barazua në 2-2. Pas dy minutash Liria përmbysi gjithçka. Henry Chibueze në minutën e 58 shënoi edhe golin e dytë personal.
Drama nuk përfundoi me kaq. Llapi filloj të kërkonte golin e fitores. Dhjetë minuta më vonë bardh e kaltrit shënuan golin e barazimit. Fuat Karabeg që shënoi nga afërsia në minutën e 68.
Dy minuta më vonë Liria mbeti me një lojtar më pak pasiqë Rron Gashi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshoi kështu edhe përfundoi koha e rregullt me rezultat 3-3 për të vazhduar më tej me lojën shtesë.
Me të filluar pjesa e parë e lojës shtesë Llapi sërish kaloi në epërsi. Berat Hyseni shënoi për 4-3 në minutën 93-të. Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi i ditës së sotme.
Rrugën drejt gjysmëfinales sot e ka vazhduar edhe Drenica e Besa./Llapi.info