Berat Hyseni u kthye nga lëndimi dhe mori skuadrën mbi super për ta dërguar në gjysmëfinale.
Ai shënoi dy herë në ndeshjen me Lirinë që u mbyll 4:3.
Ndeshje e rregullt u mbyll 3:3, ndërsa Hyseni shënoi në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar.
Hyseni në një intervistë për GazetaOlle.com ka treguar se pa qenë ende gati ai është futur në lojë, pasi ndeshja ishte e rëndësishme.
“Kam luajtur pa qenë ende gati. Jam me lëndim dhe terapia ende nuk ka mbaruar. Por për këtë skuadër dhe tifozët dua të jap maksimumin. Të gjithë janë shumë korrekt dhe atmosfera për të fituar trofe këtë vit është e jashtëzakonshme”.
“Kryesia po na qëndron afër, trajneri ka besim të mëdha në skuadër dhe janë të gjithë komponent që ne të fitojmë Kupën këtë vit”.
Kur u pyet se cilën skuadër e dëshiron në gjysmëfinale ai nuk kishte ndonjë dëshirë.
“Nuk ka rëndësi se më kë na bie. Me dy ndeshje jemi në gjendje ta mposhtim këdo, pasi stadiumi Zahir Pajaziti është kështjellë e pamposhtur dhe kundërshtarët para se të futen në fushë aty janë të mundur”, ka thënë Hyseni.