Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 23:00 në lagjen e Kuvajtit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu kanë informuar banorët e kësaj lagjeje të cilët thanë se mbrëmë rreth orës 23:00 është sulmuar familja e M. H. nga disa persona të panjohur.
Sipas tyre të shtënat kanë zgjatur më shumë se 5 minuta dhe se e gjithë ngjarja ka tmerruar banorët e kësaj lagjeje.
“Të shtënat kanë zgjatur më shumë se 5 minuta. Ka qenë tmerr për banorët e lagjes sidomos për fëmijët të cilët kanë dëgjuar këto të shtëna” tha Xh. B. për Llapi.info.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me shefin e stacionit të policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, mirëpo ai nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me këtë rast duke thënë se është i zënë për momentin.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin./Llapi.info