Skuadra e qytetit të Podujevës, FC Llapi sot ka mësuar kundërshtarin e saj që do të përballet në gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, njofton Llapi.info.
Ky short i cili është hedhur sot në Prishtinë në ambientet e FFK- së ka përballur në mes vete skuadrën e Llapit me atë të Drenicës dhe Trepçën me Besën.
Triumfuesi i kësaj gare që do të përfaqësoj vendin në garën evropiane Europa League.
Ndeshjet e para është paraparë që të zhvillohen më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 prill./Llapi.info