Grupi i i biçiklistëve nga Podujeva, “Podujeva cycling” këtë të shtunë do të ndërmarrin një aktivitet me moton “Me ni Bicikël nuk qel Pranvera”, njofton Llapi.info.

Ky aktivitet i paraparë të mbahet ditën e shtunë do të filloj nga ora 11:00 në sheshin e qytetit “Zahir Pajaziti”

Sipas organizatorëve aktiviteti nuk ka karakter garues, mirëpo është aktivitet me karakter rekreativ.

Mosha e pjesëmarrjes është 16+. Organizatorët lusin të gjithë pjesëmarrësit që me vete të kenë edhe nga një shishe ujë./Llapi.info

 

Image may contain: bicycle and text