Delegacioni i kryesuar nga kryatari i Komunës, Agim Veliu, përfundon sot vizitën në Westerstede të Gjermanisë.
Gjatë vizitës në Westerstede, kryetari Veliu duket që kishte agjendë të ngjeshur. Takime të shumta e përcollën Veliun. Ai u prit nga kryetari u Bashkisë Westerstede, Klaus Gross, dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp shpalosen planet për bashkëpunim.
Bashkia e Westerstede u tregua e gatshme në mbështetje të zhvillimit të komuës tonë, përfshirë fusha si, arsimi, shëndetësia, shërbimet publike dhe energjia.
Kryetari Veliu, gjithashtu u prit edhe nga kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Regjionit Ammerlander, ku diskutuan për mundësin e bashkëpunimit në mes fermerëve të të dyjave vende.
Pikëtakimi tjeter i delegacionit, ishtin disa pika të prodhimit të energjisë alternative, ku nga afër u njohën me funksionimin e tyre, dhe shtruan mundësin e funksionimit edhe në vendin tonë.
Vizita e radhës ishte në Brigadën e zjarrëfikësëve, gjatë kësaj vizite kryetari Veliu pranoi donacion një automjet për Brigadën e Zjarrëfikësëve të Podujevës, donacione tjera të pranuara nga kryetari Veliu, janë edhe disa mjete shkollore përfshirë, banka, karrige, tabela ping-pungu, dhe 70 shtretër për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë./llapi.info