Përzgjedhësi i Përfaqsueses së Kosoves U-21, Rafet Prekazi, ka përzgjedhur Hamdi Namanin- Lumin, mesfushorin defanziv të KF. “Llapi”, që të luaj për përfaqësuesen e Kosovës U- 21. Lajmin për “Llapi.info” e ka bërë të ditur kryetari i KF. “Llapi”, Nexhat Dumnica.

“Hamdi Namani- Lumi, futbollistë i KF. “Llapi”, është ftuar nga Përzgjedhësi i Përfaqsueses së Kosoves U-21, Rafet Prekazi. Grumbullimi i përfaqsueses do të bëhet me 8 prill 2015” ka bërë të ditur Dumnica.

Ndërsa, mesfushori defanziv i KF. “Llapi”, Lumi, është shprehur optimist për suksesin e Përfaqësueses së Kosovës U-21.

“Lajmin se jam përzgjedhur të përfaqësoj Kosovën në U-21 natyrisht se e prita shumë mirë. Ishte diçka e befasishme, por, besoj se suksesi nuk do mungoj. Do të jap gjithçka nga vetja, që futbolli kosovar të arrijë sukseset e merituara, dhe që Përzgjedhësi i Përfaqsueses së Kosoves U-21, Rafet Prekazi, të mos zhgënjehet me përzgjedhjen që ka bërë”, ka thënë Namani.

Hamdi Namani- Lumi, vitin e kaluar është zgjedhur sportisti i vitit 2014 në komunën e Podujevës./llapi.info

10891511_10152925008542243_6717316087372007507_n