Llapi sot do të kërkoj “hakmarrje” ndaj Drenicës për përballjen të cilën llapjanët e humbën 2-0 javë më parë në Skënderaj në kuadër të Vala Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info.

Takimi i sotëm i cili do të bëhet në mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj nga ora 14:00.

Bardh e kaltrit nga Podujeva do të udhëtojnë sot vetëm për fitore që sipas tyre është edhe qëllimi kryesor.
“FC.Llapi udhëton në Skenderaj me të vetmin qëllim, fitoren që na mban në hap drejt Kupës së Kosovës” thuhet në njoftimin e bërë nga ky klub.

Përballja kthyese në mes Llapit dhe Drenicës do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me çka edhe do të përcaktohet finalisti i Kupës së Kosovës./Llapi.info