Ndeshja e parë mes Drenicës dhe Llapit në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës është ndarë në barazim 0-0, shkruan Llapi.info
Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin raste.
Për Drenicën rrezikuan Azem Bejta dhe Granit Arifaj, ndërsa për Llapin, Berat Hyseni.
Në pjesën e dytë skuadrat u hapën më shumë për ta kërkuar fitoren.
Arifaj, Lushtaku dhe Dajaku provuan për Drenicën, por Ilir Avdyli nuk e la portën e tij të preket.
Në anën tjetër provuan Festim Krasniqi dhe Hamdi Namani me gjuajtje të forta, por Sadiku ishte në vend.
Ndeshja e dytë kthyese më 19 prill e cila do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do ta vendos se cila skuadër do të kalojë në finale./Llapi.info