Një fëmijë i moshës 4 vjeçare ka ndërruar jetë sot në ora 18:04 minuta në fshatin Llugë të Podujevës, për shkak të plagëve që kishte marrë nga goditja e një veture në magjistralen Podujevë- Prishtinë, shkruan Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e stacionit policor në Podujevë, Antigona Çitaku e cila deklaroi se “sot rreth orës 18:04 minuta është raportuar rasti që në fshatin Llugë e ka goditur një veturë një fëmijë 4 vjeçar. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes edhe fëmiun e ka transportuar në Emergjencë në Podujevë pasiqë emergjenca në fshatin Lluzhan veçse kishte qenë e mbyllur. Me ardhjen e emergjencës mjekët e kanë konstatuar se fëmija veçse ka qenë pa shenja jete” tha ajo.
Sipas Çitakut i dyshuari është vetë dorëzuar në Polici dhe tashmë është në përkujdesje të policisë./Llapi.info