Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Bajram Ajeti përmes një statusi në Facebook ka pyetur se ku janë inspektorët e ambientit dhe të tregut të kësaj komune, transmeton Llapi.info.

Kjo pasiqë sipas tij as 200 metra larg derës së objektit komunal gjendet një “kodër” mbeturinash dhe dru të përpunuar.

Ja edhe statusi i plotë i tij:

Jo më shumë se 200 m nga dera e Komunës në Besianë gjendet një “kodër” me mbeturina dhe dru të “përpunuar.”
Athua, ku janë inspektorët e ambientit apo tē tregut?