“Është shqetësuese fakti që brenda dy ditësh në territorin e Komunës së Podujevës janë djegur malet në tre fshatra të ndryshëm, fillimisht në Godishnjak e pastaj edhe në Dobratin dhe Revuq.”
Kështu ka thënë partia FJALA dega në Podujevë përmes një kumtese për medie e cila thotë se “edhe me shqetësuese është fakti që zyrtarët përgjegjës komunal i ka zënë gjumi dhe as një intervenim nuk e ka bërë në lidhje me ketë, ndoshta i kanë harruar detyrat e drejtorive të tyre apo ndoshta edhe nuk i kanë ditur asnjëherë”, transmeton Llapi.info.
Sipas kësaj partie, fenomene të tilla janë duke e dërguar Podujevën drejt humbjeve të pasurive dhe resurseve natyrore e deri tek rrezikimi i qytetarëve nga zjarre të tilla ku edhe zjarrfikësit kanë hasur probleme për të depërtuar në ato pjesë për të dhënë ndihmën e tyre.
Tutje, kjo parti thotë se drejtoria e cila është përgjegjëse për mbrojtje të mjedisit duhet bërë punën e saj më me përkushtim para se të ketë humbje më të mëdha të resurseve të këtij vendi.
“Drejtoria për mbrojtje të mjedisit dhe drejtoria për pylltari duhet të bëjnë punën e tyre me më shumë përkushtim para se të bëhet me e thellë kjo gjë dhe para se të shënohen humbje me të mëdha të këtyre resurseve që posedon Podujeva” përfundon partia FJALA./Llapi.info