Shitja në rrugë e trotuare të qytetit të Podujevës është bërë tashmë shprehi për tregtarët e kësaj ane.
Komunarët asnjëherë nuk u treguan të vendosur për t’i liruar këto hapësira publike që shërbejnë për lëvizje të lirë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata janë sfiduar vazhdimisht nga këta shitës. Bile edhe nga ata që vetë u kanë ndarë lokale në tregun e ri, ndërkohë që lokalet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Zyrtarët komunalë kanë thënë se nga muaji maj nuk do të lejojnë më shitjen në trotuare, pas funksionalizimit të fazës së fundit të ndërtimit të tregut.