Qyteti i Podujevës është veshur me të bardhë.
Dëbora e rënë që nga mëngjesi i ditës së sotme ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit duke rikthyer dimrin në mes të pranverës në këtë qytet, shkruan Llapi.info.
Mot i ngjashëm sipas Instituti Hidrometeorologjik pritet të mbaj edhe në ditët në vijim. Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Të enjten masat e ajrit me origjinë nga veriu do të jenë të fuqishme të cilat do të ndikojnë në uljen e vlerave të temperaturave minimale, të cilat në orët e para të ditës do të zbresin deri rreth vlerave të zeros”, njofton IHMK-ja.
Ndërsa, në viset malore reshjet e shiut do të jenë të shoqëruar me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m/s./Llapi.info