Skuadra e qytetit të Podujevës, Llapi ka kaluar në finalen e Kupës së Kosovës sot pasi “shkatërroi” me rezultat 4-1 Drenicën në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.

Florim Bërbatovci (18′ dhe 60′) dhe Hamdi Namani (48′ dhe 69′) i shënuan golat për Llapin, ndërsa golin e nderit për Drenicën e realizoi Armend Abazi në minutat shtesë.

Finalja do të zhvillohet në ditët e para të muajit qershor në “Adem Jashari”./Llapi.info

Fotografitë janë marrë nga faqja zyrtare KF Llapi: