Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, përcjell Llapi.info.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin të masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.