Llapi dhe Liria të shtunën më 29 prill me fillim nga ora 15:00 do të takohen në kuadër të javës së 28 -të të Vala Superligës së Kosovës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, transmeton Llapi.info.

Pas hedhjeve të flakadanëve gjatë zhvillimit të ndeshjes, fyerje dhe sharje në kor, hedhje e gurëve pas përfundimit të takimit drejtuar ekipit mysafir në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale Llapi – Drenica, Komisioni disiplinor i FFK- së ka dënuar Llapin me një ndeshje pa shikues.

Vendimi i plotë më poshtë:

KF ”LLAPI” nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e flakadanëve gjatë zhvillimit të ndeshjes, fyerje dhe sharje në kor, hedhje e gurëve pas përfundimit të takimit drejtuar ekipit mysafir) në ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: LLAPI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe incizimi televiziv nga ndeshja ku shihen skenat e apostrofuara)
DENOHET
Me zhvillimin e; 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet në cilësi të nikoqirit pa praninë e spektatorëve , të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2. ”