Dy persona janë arrestuar dje në ora 17:05 minuta në fshatin Majac të Podujevës pasiqë sipas Policisë së Kosovës dyshohet se kishin kanosur me armë automatike dy persona të tjerë, njofton Llapi.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që dyshohet se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje pronësore kanë kanosur me armë automatike dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë të cilët ishin duke punuar në arën e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas PK- së “njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-kallashnikov me karikator, 9-fishekë cal-7.62, dhe një armë të ftohët-thikë.”

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë  intervistuar, janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info