Një kanosje tjetër me armë zjarri është bërë dje edhe në fshatin Dumnicë të Podujevës rreth orës 12:00, njofton Llapi.info.

Pas një mosmarrëveshje, sipas Policisë së Kosovës, dy persona meshkuj kanë raportuar në Polici se i dyshuari i ka kanosur me armë zjarri.

Lexo edhe: Kanosën me armë teksa punonin arën e tyre, arrestohen dy persona në Majac të Podujevës

Njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin i cili ka mohuar se posedon armë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Llapi.info