Llapi ka vazhduar serinë e fitoreve në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.
Pasi mposhtën Prishtinën xhiron e kaluar, bardh e kaltrit nga Podujeva kanë mposhtur sot edhe Feronikelin me rezultat 2- 0.
Valon Zeqiri shënoi në fund të pjesës së parë (45’), për ta dërguar kështu Llapin në pushim me një gol epërsi.
Llapi nuk u ndal as në pjesën e dytë. Mirlind Daku shënoi në minutën e 80 për 2- 0.
Me këtë fitore Llapi pozicionohet në vendin e tretë me 62 pikë një më pak se Prishtina e cila ka kaluar në pozitën e dytë./Llapi.info