Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për një vend që dërgon vitin e ardhshëm në garat evropiane.

Llapjanët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Feronikelit me rezultat 2-0.

Trajneri i skuadrës fituese, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes duke thënë se kemi fituar me meritë, megjithëse para nesh ishte kampioni i vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se nuk ka qenë lojë e lehtë. Feronikeli është një ekip i mirë kur dihet se vitin e kaluar ishte kampion. Ne kemi pasur katër mungesa, por shënojmë fitore. Unë e kam mbajtur fjalën duke thënë se në Llap askush nuk mund të fitoj. Shpresoj se do ta prezantojmë futbollin kosovar si është më së miri.

“Jam trajner që nuk frikësohem dhe këtë e kam dëshmuar me futjen e disa djemve të rinj në këtë takim”, ka thënë pas takimit Batatina.

Tashmë kampioni nga viti i kaluar është zhvendosur në vend të katërt, pasi Llapi është i treti në tabelë.