Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka thurur disa fjalë miradije në një status në rrjetin e tij social Facebook, për kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, transmeton Llapi.info.

Sipas Januzit, Veliu është vetëm një figure politike brenda LDK- së e cila u ka bërë ballë gjithë sfidave të cilat e kanë përcjellë këtë parti gjatë 27 viteve.

“Rrethanat e ndryshme kohore kanë krijuar situata nga më të ndryshmet për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Është vetëm një figurë politike brenda LDK-së që u ka bërë ballë të gjitha sfidave të cilat e përcollën këtë subjekt gjatë veprimtarisë së tij 27 vjeçare.” ka shkruar Januzi.

Sipas tij “Ai është nënkryetari i LDK-së, kryetari i degës së LDK-së në Llap dhe Kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu.”
“Dega e LDK-së në Podujevë, e cila udhëhiqet nga Agim Veliu në 12 palë zgjedhje lokale e nacionale ka dalë fituese, ndërsa që nga paslufta udhëheq suksesshëm me Komunën e Podujevës.”
“Respekt të jashtëzakonshëm për kontributin e madh të Kryetarit AGIM VELIU.” ka përfunduar vargjet e tij zëvendësministri nga Podujeva./Llapi.info