Në fshatin Merdare të Podujevës, një person ka informuar Policinë e Kosovës se gjersa ishte duke punuar ka vërejtur një mjet të pashpërthyer, njofton Llapi.info.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident./Llapi.info