Qytetarët e Podujevës janë në rrezik nga punimet që po bëhen në rrugën “Skënderbeu”.
Një video e dërguar nga një lexues i portalit Koha.net tregon se si një kompani ndërtimore bart me vinç një pllakë të madhe betoni duke e kaluar atë mbi rrugën kryesore në të cilën qarkullojnë dhjetëra vetura dhe këmbësorë.
Punimet janë duke u kryer në hapësirën ku ka qenë Gërmia. Ato kanë nisur që nga viti i kaluar.