Sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e banjës termike në fshatin Sallabajë të Podujevës, transmeton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Podujevës, Aim Veliu, përmes një statusi në rrjetin social Facebook i cili ka shkruar se objekti në fjalë pritet të jetë një qendër moderne shëndetësore dhe rehabilituese.

Ja edhe postimi i plotë i Veliut:

Sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e banjës termike në fshatin Sallabajë. 
Ky projekt do të realizohet falë investimit të kapitalit të biznesmenit llapjan Mustafë Abazi, i cili vepron në Gjermani. 
Ky objekt pritet të jetë një qendër moderne shëndetësore dhe rehabilituese, e cila do të ofrojë edhe mundësi punësimi për qytetarët tanë. 
Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në ofrimin e kushteve të favorshme për të bërit biznes.