3 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku sot rreth orës 12: 50 minuta në fshatin Peran të Podujevës, njofton Llapi.info.

Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se që të tre të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai tha se për trajtim të mëtejshëm janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm ka ndodhur edhe një aksident trafiku në këtë fshat mirëpo përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar./Llapi.info