Koalicioni LDK-AKR-Alternativa zyrtarisht ka hapur fushatën e tyre në Podujevë për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 11 qershor, shkruan Llapi.info
Në fjalimin e tij, kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti tha se Podujeva nuk është përzgjedhur rastësisht si vend në të cilin do bëhet fushata.
Sipas tij arsyeja e përzgjedhjes është se ky qytet qe 16 vite nuk është mposhtur asnjëherë dhe pikërisht kjo është arsyeja e përzgjedhjes për fillimin e fushatës së LDK- së./Llapi.info